Botërori po afron, por në Qytetin e Meksikos situata është tensionuar ndjeshëm, pasi protesta masive kanë shkaktuar kaos në rrugë vetëm një javë para nisjes së turneut.
Mësues dhe gjyqtarë në pension kanë dalë në protesta duke bllokuar akset kryesore të qytetit, çka ka sjellë vonesa të mëdha dhe vështirësi të shumta për qarkullimin e përditshëm të miliona banorëve.
Situata është edhe më e ndjeshme pasi më 11 qershor në këtë qytet do të luhet ndeshja hapëse e Botërorit mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Sipas raportimeve, sindikatat e mësuesve kanë kërkesa për ndryshime në sistemin e pensioneve dhe rritje pagash, duke paralajmëruar se protestat mund të përshkallëzohen edhe gjatë ditëve të Botërorit nëse qeveria e presidentes Claudia Sheinbaum nuk reagon ndaj kërkesave të tyre.
Autoritetet lokale ndodhen përballë një sfide të dyfishtë: menaxhimin e sigurisë dhe qarkullimit në kryeqytet, si dhe garantimin e organizimit normal të evenimentit më të madh futbollistik në botë.
Ndërsa Botërori është shumë pranë nisjes, tensionet në terren mbeten të larta dhe situata pritet të monitorohet nga afër në ditët në vijim.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: