Në shtëpinë e Milanit ka dalë në pah një prapaskenë e rëndësishme merkatoje që lidhet me mesfushorin gjerman, Leon Goretzka.
Sipas raportimeve, marrëveshja mes palëve ishte praktikisht e mbyllur përpara ndeshjes ndaj Cagliari-t. Lojtari kishte dhënë dakordësinë e plotë si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë teknik, duke shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën në Serie A.
Plani parashikonte një pagë rreth 7 milionë euro në sezon, plus një bonus nënshkrimi që arrinte rreth 10 milionë euro, shifra të dakorduara me drejtuesit kuqezi dhe të miratuara edhe nga stafi teknik i atëhershëm i drejtuar nga Massimiliano Allegri.
Megjithatë, situata ka ndryshuar papritur. Sipas të njëjtave burime, ndryshimet në strukturën drejtuese të klubit kanë bërë që operacioni të bjerë, duke e bllokuar për momentin transferimin e Goretzkës te Milani.
Pavarësisht kësaj, nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të negociatave në të ardhmen, por gjithçka do të varet nga vendimet e reja në drejtimin sportiv të klubit.
Në këtë situatë, mesfushori gjerman mbetet një emër shumë i kërkuar në merkato. Interes për të kanë shfaqur më herët edhe Juventusi, Interi dhe Napoli, ndërsa në tavolinë nuk mungojnë as oferta nga liga të tjera si MLS apo Arabia Saudite.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: