NBA Europe nis në 2027-28, Silver konfirmon projektin: 16 skuadra dhe investime rekord

NBA Europe nis në 2027-28, Silver konfirmon projektin: 16 skuadra dhe investime rekord

11:38, 04/06/2026

Projekti i ri i NBA-së për zgjerimin në Europë po shkon drejt finalizimit. Komisioneri Adam Silver ka konfirmuar se “NBA Europe” pritet të nisë në sezonin 2027-2028, duke theksuar se gjithçka është në përputhje me planin fillestar.

“Sipas afateve jemi plotësisht në rregull. Presim që kampionati të nisë në sezonin 2027-2028 në Europë”, u shpreh Silver, duke konfirmuar bashkëpunimin e ngushtë me FIBA-n.

Sipas projektit, NBA Europe do të përbëhet nga 16 skuadra, ku 12 prej tyre do të jenë të përhershme, ndërsa 4 të tjera do të sigurojnë pjesëmarrjen përmes rezultateve sportive në kompeticionet europiane.

Silver bëri të ditur se interesi për pjesëmarrje është shumë i madh dhe se procesi i përzgjedhjes së skuadrave është në fazën përfundimtare. Aplikimet për skuadrat pritet të dorëzohen brenda këtij muaji, ndërsa vendimet përfundimtare do të merren në vjeshtë.

“Ka një interes rekord dhe jemi shumë të entuziazmuar për këtë mundësi, në bashkëpunim me FIBA-n dhe partnerët tanë”, shtoi ai.

Një tjetër pikë e rëndësishme mbetet raporti me EuroLeague-n, me të cilën NBA vazhdon negociatat për një marrëveshje të mundshme bashkëpunimi. Megjithatë, drejtuesit e NBA-së kanë lënë të hapur mundësinë që projekti të ecë përpara edhe pa një marrëveshje me EuroLeague-n.

Po ashtu, NBA po shqyrton edhe zgjerimin në SHBA me qytete si Seattle dhe Las Vegas, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret deri në fund të vitit 2026.

NBA Europe synon të sjellë një model të ri ekonomik dhe sportiv në basketbollin europian, me investime rekord dhe një strukturë që synon rritjen e ndjeshme të nivelit të garës në kontinent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco