Dumfries drejt Realit, Koeman konfirmon vizitat mjekësore: E meriton transferimin, edhe pse do e doja te Barça

Dumfries drejt Realit, Koeman konfirmon vizitat mjekësore: E meriton transferimin, edhe pse do e doja te Barça

10:36, 04/06/2026

Mbrojtësi holandez i Interit, Denzel Dumfries, ka kryer të mërkurën vizitat mjekësore me klubin madrilen, në një lëvizje që po shkon drejt finalizimit të transferimit të tij nga zikaltrit.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Holandës, Ronald Koeman, pas humbjes 1-0 të “portokallinjve” ndaj Algjeria në miqësoren e zhvilluar në “De Kuip”.

“Unë i dhashë leje për të kryer vizitat mjekësore. Nuk e di nëse marrëveshja është mbyllur plotësisht, por nëse dikush e meriton këtë hap, është ai. Edhe pse personalisht do të preferoja ta shihja te Barcelona”, deklaroi Koeman me ironi.

Sipas raportimeve, Dumfries pritet të transferohet te Real Madridi pas aktivizimit të klauzolës prej 20 milionë eurosh, duke i dhënë fund aventurës së tij te Interi, ku kaloi pesë sezone të suksesshme.

Mbrojtësi 30-vjeçar iu bashkua klubit italian nga PSV Eindhoven dhe gjatë kohës në Milano fitoi dy tituj kampioni në Serie A, si dhe u paraqit në dy finale të UEFA Champions League.

Edhe pse ishte i grumbulluar me përfaqësuesen holandeze, Dumfries u lejua të kryente testet mjekësore pasi ishte i pezulluar për ndeshjen miqësore, duke përshpejtuar procedurat e kalimit të tij në Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco