-7 ditë nga Botërori/ Spanja favorite, Franca dhe Brazili në ndjekje, nuk përjashtohen befasitë

-7 ditë nga Botërori/ Spanja favorite, Franca dhe Brazili në ndjekje, nuk përjashtohen befasitë

10:29, 04/06/2026

Botërori  2026 është tashmë vetëm një javë larg fillimit, duke sjellë një edicion historik me shumë risi: i pari i shpërndarë në tri shtete dhe i pari me 48 kombëtare pjesëmarrëse. Turneu do të zhvillohet nën drejtimin organizativ të SHBA-së, me një atmosferë që pritet të jetë më e zjarrtë në Meksikë dhe më e përmbajtur në SHBA dhe Kanada.

Sipas analizës së përgjithshme të kompeticionit, pritet një fazë e parë me disa ndeshje të pabarabarta, për shkak të diferencave mes kombëtareve, ndërsa spektakli i vërtetë pritet të nisë nga faza e 1/8-ave, ku do të mbeten skuadrat më të forta.

Në listën e favoriteve kryesore, në krye qëndron Spanja, kampione e Europës dhe me një brez të ri lojtarësh që po dominon futbollin botëror. Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente vlerësohet për kohezionin e grupit dhe për forcën e mesfushës, që konsiderohet më e mira në botë në këtë moment.

Pak më poshtë renditet Franca, finaliste në dy Botërorët e fundit. E drejtuar nga Didier Deschamps, “Gjelat” kanë një organikë të jashtëzakonshme dhe mund të formojnë edhe dy skuadra konkurruese. Në sfond qëndron edhe fakti se pas turneut Deschamps pritet t’ia lërë vendin Zinedine Zidane.

Në radhën e pretendentëve të mëdhenj nuk mungojnë as Argjentina dhe Brazili. Kampionët në fuqi mbeten shumë konkurrues, edhe pse shumë varet nga gjendja dhe ndikimi i Lionel Messit, ndërsa Brazili i drejtuar nga Carlo Ancelotti kërkon të rikthejë lavdinë pas 24 vitesh pritje.

Në Europë, vëmendje të madhe marrin edhe Anglia dhe Gjermania. Anglezët e Thomas Tuchel mbështeten te një grup i fortë dhe te Harry Kane, ndërsa Gjermania e Julian Nagelsmann ka në dispozicion një brez shumë cilësor.

Si “outsider” përmendet edhe Portugalia, ku gjithçka do të varet nga ndikimi i Cristiano Ronaldos dhe ekuilibri që ai do të krijojë brenda skuadrës së Roberto Martínez.

Në përgjithësi, fituesi i Botërorit pritet të dalë nga ky grup i ngushtë favoritësh, por surprizat nga Afrika, Amerika e Jugut dhe Europa nuk përjashtohen, me Marokun, Kolumbinë, Norvegjinë, Holandën dhe Belgjikën si emra që mund të thonë fjalën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco