Sensacion në Roland Garros, eliminohet Sabalenka! Dy italianë përballen në gjysmëfinale

Sensacion në Roland Garros, eliminohet Sabalenka! Dy italianë përballen në gjysmëfinale

09:13, 04/06/2026

Roland Garros vazhdon të prodhojë surpriza të mëdha, teksa numri 1 i botës për femra, Aryna Sabalenka, është eliminuar në mënyrë të papritur nga turneu francez.

Tenistja bjelloruse u mposht 2-1 nga rusja Diana Shnaider me setet 3-6, 7-5, 6-0, në një duel dramatik. Sabalenka dukej shumë pranë kualifikimit, pasi kryesonte 5-3 në setin e dytë dhe ishte vetëm një “game” larg fitores, por më pas gjithçka ndryshoi. Bjellorusja pësoi një rënie të fortë në lojë dhe humbi plot 10 “game” radhazi, duke i dhënë mundësinë Shnaider-it të përmbyste sfidën.

Në gjysmëfinale, rusja do të përballet me polaken Maja Chwalińska, e cila kaloi 2-0 Anna Kalinskaya me setet 7-6, 6-3.

Edhe turneu i meshkujve dhuroi emocione dhe një situatë të veçantë për tenisin italian. Matteo Arnaldi siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas tërheqjes së bashkëkombësit të tij Matteo Berrettini për shkak dëmtimi. Ndeshja u ndërpre në setin e dytë, me Arnaldin që kryesonte 7-5, 5-2.

Në gjysmëfinale ai do të përballet me një tjetër italian, Flavio Cobolli, i cili eliminoi kanadezin Felix Auger-Aliassime me rezultatin 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4).

Në anën tjetër të tabelës, gjysmëfinalja tjetër e meshkujve do të luhet mes Jakub Menšík dhe Alexander Zverev.

Gjysmëfinalet

 

Femra

Diana Shnaider – Maja Chwalińska

Marta Kostyuk – Mirra Andreeva

Meshkuj

Matteo Arnaldi – Flavio Cobolli

Jakub Menšík – Alexander Zverev

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco