VIDEO/ Algjeria surprizon Holandën para Botërorit, vendos goli i Moussa

VIDEO/ Algjeria surprizon Holandën para Botërorit, vendos goli i Moussa

09:05, 04/06/2026

Algjeria ka shkaktuar surprizë të madhe në miqësoren ndaj Holanda, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në Roterdam, vetëm një javë para nisjes së Botërorit.

Ndeshja u dominua për pjesën më të madhe nga holandezët, por kombëtarja algjeriane rezistoi falë një paraqitjeje të shkëlqyer në mbrojtje dhe sidomos pritjeve vendimtare të portierit Luca Zidane. Djali i legjendës franceze Zinedine Zidane ishte një nga protagonistët kryesorë të takimit, duke ndalur disa raste të rrezikshme të Holandës.

Goli i vetëm i sfidës u realizua në minutën e 86-të nga Anis Hadj Moussa, i cili i dha fitoren “Dhelprave të Shkretëtirës” në momentet finale të ndeshjes.

Paraqitja e Luca Zidane mund të rezultojë vendimtare edhe për të ardhmen e tij me kombëtaren algjeriane. Portieri 28-vjeçar, që aktivizohet me Granada-n në kategorinë e dytë spanjolle, fitoi pikë të rëndësishme në garën për një vend në listën përfundimtare të trajnerit Vladimir Petković për Botërorin.

Ish-trajneri i Lazios ka grumbulluar katër portierë, por vetëm tre prej tyre do të udhëtojnë drejt Amerikës së Veriut për turneun që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik.


Netherlands 0-1 Algeria - Hadj Moussa great strike 86'
by
u/4gjdtokurwa in
soccer

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco