Vllaznia nis ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, konfirmohen disa emra të rëndësishëm

Vllaznia nis ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, konfirmohen disa emra të rëndësishëm

14:41, 02/06/2026

Pas zhgënjimit në “Final Four”, ku nuk arriti të fitonte titullin kampion, Vllaznia ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Klubi shkodran fillimisht konfirmoi vazhdimësinë e trajnerit Edi Martini në krye të ekipit, duke i besuar atij drejtimin edhe për edicionin e ri. Më pas erdhi edhe rinovimi me drejtorin sportiv Vioresin Sinani, i cili do të jetë pjesë e projektit kuqeblu edhe për dy sezonet e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, Vllaznia ka nisur edhe konfirmimin e futbollistëve që do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës. I pari që rinovoi ishte Sherif Kallaku, i cili do të mbajë fanellën kuqeblu edhe në sezonin 2026-2027.

Pas tij, klubi njoftoi vazhdimin e bashkëpunimit edhe me Lirim Kastrati. Mesfushorit iu urua gjithashtu një rikthim sa më i shpejtë në fushën e lojës, pas problemeve fizike që ka kaluar.

Së fundmi, Vllaznia ka siguruar edhe qëndrimin e portierit Leon Pohls, me palët që kanë arritur marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm.

Me këto lëvizje, drejtuesit e Vllaznisë po japin sinjale të qarta se synimi mbetet ndërtimi i një skuadre konkurruese për sezonin e ri, me objektiva të mëdhenj në futbollin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco