Fenerbahçe ‘çmendet’ në merkato: pas Conte-s synon edhe Lewandowski-n

Fenerbahçe ‘çmendet’ në merkato: pas Conte-s synon edhe Lewandowski-n

11:27, 02/06/2026

Fenerbahçe po përgatit një merkato të bujshme për sezonin e ardhshëm, me objektiva të nivelit më të lartë në futbollin europian si për pankinën ashtu edhe për sulmin.

Sipas raportimeve të “TuttomercatoWeb”, klubi turk po përfiton nga periudha zgjedhore për presidencën e re, ku kandidati Hakan Safi ka premtuar një projekt ambicioz me “yje botërorë” për ta kthyer Fenerbahçen në një superfuqi.

Në këtë plan madhor, një nga emrat kryesorë për stolin është trajneri italian Antonio Conte, për të cilin është përgatitur një ofertë rreth 15 milionë euro në sezon. Safi synon të sjellë gjithashtu figura të njohura në strukturën drejtuese, përfshirë legjendën Paolo Maldini.

Por surprizat nuk mbarojnë këtu. Për repartin ofensiv, Fenerbahçe po synon një tjetër emër të madh të futbollit botëror: sulmuesin polak Robert Lewandowski.

Sipas burimeve të ndryshme, tashmë kanë nisur kontaktet e para me rrethin e lojtarit, i cili po shqyrton opsionet për të ardhmen e tij. Lewandowski ndodhet në një situatë të hapur, pasi kontrata e tij me Barcelonën është drejt përfundimit dhe pritet të largohet si lojtar i lirë.

Fenerbahçe synon kështu të ndërtojë një skuadër të fortë dhe konkurruese në Europë, me emra të mëdhenj si në pankinë ashtu edhe në fushë, duke dërguar një mesazh të qartë për ambiciet e sezonit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco