Mori pjesë në Botërorin 2002, ndërron jetë në moshën 49-vjeçare

Mori pjesë në Botërorin 2002, ndërron jetë në moshën 49-vjeçare

08:48, 02/06/2026

Futbolli ekuadorian është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit Raúl Guerrón, i cili humbi betejën me kancerin në stomak në moshën 49-vjeçare.

Ish-mbrojtësi ishte pjesë e historisë së futbollit të Ecuador, pasi bëri pjesë në kombëtaren e parë të këtij vendi që mori pjesë në një Kupë Bote, në edicionin e vitit 2002 që u zhvillua në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Federata Ekuadoriane e Futbollit reagoi me një mesazh prekës, duke shprehur dhimbjen për humbjen e ish-lojtarit dhe duke e cilësuar atë si një nga figurat e njohura të futbollit vendas. Në reagimin zyrtar, federata u shprehu ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv.

Gjatë karrierës së tij, Guerrón veshi fanellat e disa klubeve të rëndësishme ekuadoriane, mes tyre Deportivo Quito, Universidad Católica dhe Barcelona SC, duke u dalluar si një mbrojtës i qëndrueshëm në krahun e majtë.

Sipas medieve ekuadoriane, ish-futbollisti kishte kërkuar ndihmë financiare vetëm pak ditë më parë për të përballuar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar ndjeshëm për shkak të sëmundjes.

Vdekja e Guerrón ka prekur thellë opinionin sportiv në Ekuador, ku ai kujtohet si një nga lojtarët që kontribuoi në ngritjen historike të kombëtares në arenën ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco