Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Atletico Madridi ‘blindon’ Julian Alvarezin, presidenti Cerezo: Do të qëndrojë me ne për shumë vite

Atletico Madridi ‘blindon’ Julian Alvarezin, presidenti Cerezo: Do të qëndrojë me ne për shumë vite

13:41, 01/06/2026

Atletico Madridi ka bërë të qartë se Julian Alvarez nuk është në shitje. Presidenti i klubit spanjoll, Enrique Cerezo, ka reaguar ndaj zërave të merkatos që lidhin sulmuesin argjentinas me Barcelonën, duke theksuar se lojtari do të mbetet pjesë e skuadrës madrilene edhe për shumë sezone të tjera.

“Julian Alvarez është lojtar i Atletico Madridit jo vetëm për sezonin që sapo u mbyll, por edhe për shumë vite të tjera”, deklaroi Cerezo, duke “blinduar” yllin argjentinas.

Kohët e fundit mediet spanjolle kanë raportuar për interesimin e Barcelonës ndaj sulmuesit, ndërsa mes dy klubeve nuk kanë munguar as deklaratat ironike lidhur me ofertat e përfolura, të cilat Atletico i konsideron larg pritshmërive të klubit.

Presidenti madrilen foli edhe për planet e merkatos së verës, duke konfirmuar se klubi po punon për të përforcuar skuadrën.

 

“Punojmë vazhdimisht për të sjellë lojtarët më të mirë në ekipin tonë. Deri në muajin gusht ka ende kohë për t’i vlerësuar dhe afruar ata. Kemi zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe jemi gati për të ardhmen. Kur të ketë afrime të reja, do t’i bëjmë publike”, u shpreh Cerezo.

Atletico synon të ndërtojë një skuadër edhe më konkurruese për sezonin e ardhshëm, me Julian Alvarez që konsiderohet një nga pikat kyçe të projektit të klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco