Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Shtutgarti ‘blindon’ sulmuesin kryesor, firmos deri në vitin 2029

Shtutgarti ‘blindon’ sulmuesin kryesor, firmos deri në vitin 2029

13:15, 01/06/2026

Shtutgarti ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Deniz Undav, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit gjerman deri në vitin 2029, me opsion për një vit shtesë.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi përmes kanaleve zyrtare, duke konfirmuar besimin e madh që drejtuesit kanë te 28-vjeçari, i cili aktualisht ndodhet në grumbullim me kombëtaren e Gjermanisë në prag të Botërorit.

Undav ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Shtutgartin, duke regjistruar 25 gola dhe 14 asistime në 46 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës që përfundoi në vendin e katërt në Bundesligë dhe ku ai mban edhe shiritin e zëvendëskapitenit.

Në deklaratën e tij pas rinovimit, sulmuesi shprehu emocionet dhe mirënjohjen për klubin:

“Jam shumë i lumtur që rrugëtimi im në Shtutgart vazhdon, ky rinovim i parakohshëm do të thotë shumë për mua dhe falënderoj drejtuesit për besimin që më kanë dhënë. Klubi dhe qyteti janë bërë si një shtëpi e dytë për mua në tri vitet e fundit. Që nga dita e parë, të gjithë këtu më kanë pritur mua dhe familjen time me krahë hapur dhe na kanë mbushur me dashuri. Për këtë arsye, për mua është kaq e rëndësishme të mund të jap diçka në këmbim me golat dhe paraqitjet e mia. Ne kemi një skuadër fantastike me të cilën kemi ende objektiva të mëdhenj dhe një staf teknik që na bën të përmirësohemi pak çdo ditë. Të gjitha këtyre u shtohen tifozët tanë të jashtëzakonshëm, që na mbështesin edhe në momentet e vështira dhe na japin shumë energji. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e familjes së VfB për shumë vite në vazhdim dhe të festoj shumë suksese të tjera duke mbajtur këtë stemë në fanellën time.”

Me këtë rinovim, Shtutgarti siguron një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës për projektin afatgjatë të klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco