Vllaznia ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Edi Martini, duke i besuar atij drejtimin e skuadrës edhe për dy sezonet e ardhshme. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi shkodran përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Ky vendim vjen si sinjal i nisjes së një projekti të ri sportiv, pas një periudhe ku rezultatet nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive. Ndryshe nga kontrata e kaluar njëvjeçare, këtë herë palët kanë firmosur një marrëveshje më afatgjatë, që tregon besim më të madh te puna e trajnerit.
Rinovimi dyvjeçar shihet si një hap i rëndësishëm për stabilitetin e skuadrës, sidomos në një moment kur pritet edhe ndryshim i thellë në përbërjen e ekipit, me disa largime të mundshme gjatë merkatos.
Klubi theksoi në komunikatën e tij se marrëveshja është arritur me konsensus të plotë me trajnerin.
âKF Vllaznia dĂ«shiron tĂ« njoftojĂ« se ka arritur akordin me trajnerin Edi Martini pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e rrugĂ«timit tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t edhe pĂ«r dy sezonet e ardhshmeâ, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar tĂ« klubit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: