Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

PSG nderon kujtimin e vajzës së Luis Enrique në finalen e Champions League

PSG nderon kujtimin e vajzës së Luis Enrique në finalen e Champions League

11:13, 01/06/2026

Paris Saint-Germain ka bërë një gjest emocional në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Arsenalit, duke i kushtuar një homazh të veçantë vajzës së trajnerit Luis Enrique, Xana, e cila u nda nga jeta në vitin 2019.

Skuadra pariziene hyri në fushë me një flamur simbolik, ku ishte riprodhuar një fotografi ikonike e Luis Enrique-s me vajzën e tij mbi supe, pas triumfit në Champions League me Barcelonën. Në versionin e ri të kësaj imazhi, të dy shfaqeshin të veshur me fanellën e Paris Saint-Germainit.

Ky gjest prekës u interpretua si një kujtesë e deklaratës së vetë Luis Enrique, i cili ka theksuar më herët se vajza e tij “do të jetë gjithmonë pranë tij”.

Homazhi i PSG-së u prit me emocion të madh dhe u cilësua si një moment i veçantë respekti dhe humaniteti në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco