Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

James Milner i jep fund karrierës në moshën 40-vjeçare pas 24 sezonesh në Premier League

James Milner i jep fund karrierës në moshën 40-vjeçare pas 24 sezonesh në Premier League

10:16, 01/06/2026

James Milner ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli profesionist, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme që zgjati 24 sezone radhazi në Premier League.

Mesfushori anglez, tashmë 40 vjeç, e bëri të ditur vendimin përmes rrjeteve sociale, ku kujtoi rrugëtimin e tij që nisi te Leeds United, klubi i tij i zemrës, ku debutoi në moshën 16-vjeçare dhe u bë një nga lojtarët më të rinj që shënoi në historinë e kampionatit anglez.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Milner ka veshur fanellat e disa prej klubeve më të mëdha në Angli, si Newcastle, Aston Villa, Manchester City, Liverpool dhe së fundmi Brighton & Hove Albion, ku edhe e mbylli aventurën e tij si futbollist aktiv.

Në mesazhin e tij të lamtumirës, Milner ka pranuar se viti i fundit ka qenë i vështirë për shkak të problemeve fizike, që madje në disa momente e kanë penguar të lëvizë normalisht. Megjithatë, ai e cilësoi si shumë të veçantë arritjen e kualifikimit në garat evropiane me Brightonin.

Ish-mesfushori i kombëtares angleze, me pjesëmarrje në dy Kampionate Evropiane dhe dy Kupa Bote, u shpreh mirënjohës për gjithçka ka përjetuar në karrierë, duke falënderuar familjen, shokët e skuadrës, tifozët dhe madje edhe kritikët që, sipas tij, e kanë ndihmuar të formohet si futbollist dhe si njeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco