Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Argjentina mbërrin në SHBA për Botërorin 2026, avioni i dedikohet Messit

Argjentina mbërrin në SHBA për Botërorin 2026, avioni i dedikohet Messit

10:04, 01/06/2026

Argjentina ka mbërritur në Kansas City të shtetit Missouri, ku do të nisë përgatitjet për mbrojtjen e titullit kampion bote të fituar në Katar më 2022.

Kombëtarja amerikanojugore udhëtoi për rreth 11 orë nga Buenos Aires, ndërsa pritja për skuadrën e Lionel Scalonit ka qenë e madhe në Shtetet e Bashkuara.

Detaji që tërhoqi më shumë vëmendje ishte avioni special me të cilin udhëtoi Argjentina. Në bishtin e avionit ishte vendosur numri legjendar 10 i Lionel Messit, ndërsa pamja e jashtme e mjetit fluturues i kushtohej historisë së Argjentinës në Kupat e Botës.

Edhe numri i fluturimit kishte një domethënie të veçantë. “Aerolineas Argentinas” përdori numrin 1978, si homazh për Botërorin e vitit 1978, kur Argjentina fitoi titullin e parë kampion bote si vend organizator.

Argjentina do të debutojë në Botërorin 2026 më 16 qershor, kundër Algjerisë, në stadiumin “Arrowhead”. Para nisjes së turneut, kampionët në fuqi do të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore ndaj Hondurasit dhe Islandës.

Skuadra e Scalonit është kombëtarja e parë nga grupi i ekipeve që do të vendosen në zonën e Kansas Cityt që ka mbërritur në SHBA. Gjatë ditëve në vijim pritet të mbërrijnë edhe Anglia, Holanda dhe Algjeria.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco