Festimet për triumfin e PSG-së në Ligën e Kampioneve janë shndërruar në trazira në disa qytete të Francës. Sipas ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nunez, mbi 890 persona janë arrestuar pas incidenteve që shpërthyen pas finales së Champions League.
PSG fitoi trofeun europian për të dytin vit radhazi, por atmosfera festive në shumë zona degjeneroi në përplasje dhe akte dhune.
“Janë kryer më shumë se 890 arrestime. Në total bëhet fjalë për 45 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar”, deklaroi ministri Nunez për “France Inter”.
Ai shtoi gjithashtu se gjatë përleshjeve janë plagosur afro 180 efektivë të forcave të rendit.
Autoritetet franceze vijojnë hetimet për incidentet, ndërsa në shumë zona policia u detyrua të ndërhynte për të rikthyer qetësinë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: