Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi

Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi

20:59, 31/05/2026

Egnatia vazhdon të shkruajë historinë në futbollin shqiptar. Skuadra rrogozhinase triumfoi 2-0 ndaj Dinamo City-t në ‘Elbasan Arena’, në rundin e tretë dhe të fundit të ‘Final Four’, dhe siguroi titullin kampion për të tretin vit radhazi, duke konfirmuar dominimin e saj në futbollin shqiptar.

Fitorja e Egnatias bëri të pavlefshëm edhe suksesin 2-1 të AF Elbasanit ndaj Vllaznisë në “Air Albania”, pasi trofeu shkoi sërish në Rrogozhinë pas një paraqitjeje të kujdesshme dhe shumë efikase ndaj Dinamos.

Skuadra rrogozhinase gjeti avantazhin në minutën e 29-të. Bakajoko u pengua në zonë nga Ismaili dhe gjyqtari akordoi penallti për Egnatian. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Albanese, i cili mposhti Teqjen dhe kaloi kampionët në avantazh.

Vetëm dhjetë minuta më vonë erdhi edhe goditja e dytë për Dinamon. Një gafë e rëndë e Malomos në mbrojtje i dhuroi topin Albanese-s, ndërsa ky i fundit nuk fali përballë portës dhe realizoi golin e dytë personal, duke vulosur praktikisht fatin e finales.

Dinamo provoi të reagonte në disa momente të takimit, ndërsa pati edhe pretendime për penallti në minutën e 36-të pas një kontakti mes Sotës dhe Berishës në zonë, por arbitri lejoi vazhdimin e lojës. Në krahun tjetër, Egnatia mbeti e rrezikshme me Bakajokon, Grudën dhe Haimen, duke menaxhuar me qetësi avantazhin deri në fund.

Pas vërshëllimës finale nisi festa e madhe e rrogozhinasve, që ngjiten sërish në majën e futbollit shqiptar. Titulli i tretë radhazi konfirmon Egnatian si skuadrën dominuese të viteve të fundit në Shqipëri.

Egnatia e mbylli kampionatin në kuotën e 37 pikëve, aq sa AF Elbasani, por me epërsinë e golaverazhit të përplasjeve direkte. Vllaznia, që konsiderohej favoritja kryesore para Final Four, e mbyll me tri humbje fazën vendimtare të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco