Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

UEFA zbulon formacionin ideal të Champions League: PSG dominon me pesë lojtarë, Arsenal me tre

UEFA zbulon formacionin ideal të Champions League: PSG dominon me pesë lojtarë, Arsenal me tre

19:46, 31/05/2026

UEFA ka publikuar formacionin ideal të Champions League 2025/26, të përzgjedhur nga Grupi i Vëzhguesve Teknikë në fund të kompeticionit. Dominues absolut është Paris Saint-Germain, fituesi i freskët i turneut, që ka plot pesë lojtarë në njëmbëdhjetëshen më të mirë të sezonit europian.

Një nga protagonistët kryesorë është Khvicha Kvaratskhelia, i shpallur më herët edhe lojtari më i mirë i gjithë edicionit. Gjeorgjiani është përfshirë në krahun e majtë të sulmit pas paraqitjeve fantastike gjatë gjithë rrugëtimit të PSG-së drejt trofeut.

Në formacionin ideal bën pjesë edhe Vitinha, i cili ishte vendimtar në finalen e madhe dhe u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes finale. Përfaqësimi i klubit parisien plotësohet nga Marquinhos, Nuno Mendes dhe Ousmane Dembélé.

Hapësirë të rëndësishme ka marrë edhe Arsenali, që ka tre lojtarë në këtë skuadër ideale: portierin David Raya, mbrojtësin Gabriel dhe mesfushorin Declan Rice.

Nga Bayerni janë përzgjedhur dy futbollistë, Michael Olise dhe Harry Kane, ndërsa Atlético Madridi përfaqësohet nga Marcos Llorente.

Formacioni ideal i Champions League 2025/26 (4-4-2):

David Raya (Arsenali); Marcos Llorente (Atlético Madridi), Marquinhos (Paris Saint-Germain), Gabriel (Arsenal), Nuno Mendes (Paris Saint-Germain); Michael Olise (Bayern Munich), Declan Rice (Arsenal), Vitinha (Paris Saint-Germain), Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain); Ousmane Dembélé (Paris Saint-Germain), Harry Kane (Bayern Munich).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco