Kristian Shpendi me shumë gjasa ka mbyllur sezonin e fundit me Çezenën.
Sulmuesi i Kombëtares tregoi veten prej dy sezonesh në Serinë B dhe tashmë është gati për hapin e madh në karrierë.
Gjasat janë të mëdha, që kartoni i Shpendit të shitet në Seria A.
Pas interesit të Lacios dhe Torinos, një tjetër klub italian është shfaqur në skenë.
Bëhet fjalë për Bolonjën, që e mbylli edicionin në vendin e tetë.
Pasi mbetën pa Europë, synimi është që të ndërtohet një ekip konkurrues në edicionin e ardhshëm.
Ky ishte sezoni i dytë që Shpendi është golashënuesi më i mirë i Çezenës.
Me më tepër se 10 gola të shënuar, mund të thuhet se bëhet fjalë për një nga lojtarët më efektivë në Serinë B.
Kontrata e Shpendit vlen deri në vitin 2028. Ndaj dhe klubi italian nuk duket se do heqë dorë lehtë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: