Ernest Muçi e ka mbyllur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Trabzonspori i tij është shpallur sot fituesi i Kupës së Turqisë, duke mundur në finale skuadrën e Koniasporit.
Muçi ishte titullar në këtë duel, teksa u bë protagonist gjatë aksionit të golit të avantazhit për ekipin e tij, të shënuar nga Onuaçu.
Më pas Koniaspori barazoi shifrat dhe kishte mundësinë që të kalonte në avantazh me një penallti. Por Enis Bardhi gaboi nga pika e bardhë duke goditur shtyllën e portës së mbrojtur nga Onana.
Pak minuta më vonë, e kishte radhën Trabzonspori të fitonte penallti, me Onuaçun i cili nuk gaboi gjuajtjen e tij dhe shënoi golin e rezultatit 2-1 me të cilin u mbyll takimi, duke i dhënë Trabzonsporit trofeun e 10 në histori.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: