KombĂ«tarja shqiptare e Socca-s mbylli fazĂ«n e grupeve nĂ« Kampionatin Europian qĂ« po zhvillohet nĂ« âShtĂ«pinĂ« e Futbollitâ, pas ndeshjes ndaj SllovenisĂ«, e fituar nga kundĂ«rshtarĂ«t me rezultatin 3-2.
Kuqezinjtë e nisën shumë mirë sfidën, duke kaluar në avantazh 1-0 falë golit të Mario Ademit.
Megjithatë, Sllovenia reagoi dhe arriti të përmbysë rezultatin me tre gola të realizuar gjatë takimit.
Në minutat e fundit, Shqipëria u rikthye në lojë me golin e Oltion Rrapës, duke rihapur sfidën, por pa mundur të shmangte humbjen minimale 3-2.
Pavarësisht rezultatit, Kombëtarja shqiptare ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ave të Kampionatit Europian të Socca-s, duke vijuar rrugëtimin në këtë turne që po organizohet për herë të parë në Shqipëri.
Në fazën e 1/8-ave, Shqipëria do të përballet nesër ndaj Francës.
Takimi do tĂ« zhvillohet nĂ« orĂ«n 12:10 nĂ« âShtĂ«pinĂ« e Futbollitâ, ku kuqezinjtĂ« do tĂ« synojnĂ« kalimin nĂ« çerekfinale.
MbĂ«shtetja e tifozĂ«ve shqiptarĂ« pritet tĂ« jetĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r skuadrĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« sfidĂ« vendimtare, ndĂ«rsa atmosfera nĂ« âShtĂ«pinĂ« e Futbollitâ ka qenĂ« fantastike gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«ve tĂ« para tĂ« turneut.
Â
Â
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: