Legjenda e Partizanit, Alban Hoxha, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.
Pas shumë vitesh si një nga figurat më të rëndësishme të klubit të kuq, Hoxha ka marrë rolin e trajnerit të portierëve te Partizani.
Largimi i stafit aktual teknik ka hapur rrugën për këtë lëvizje.
Eksperienca dhe autoriteti i tij në dhomat e zhveshjes shihen si një vlerë e madhe për klubin kryeqytetas.
Alban Hoxha bëri debutimin e tij si trajner portierash në miqësoren ndaj Vorës, ku të kuqtë triumfuan me rezultatin 3-1.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: