Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Laporta sulmon Realin: Po e përdorin çështjen ‘Negreira’ për të fshehur dështimet e tyre

Laporta sulmon Realin: Po e përdorin çështjen ‘Negreira’ për të fshehur dështimet e tyre

20:54, 22/05/2026

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Real Madridit për çështjen “Negreira”, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga dështimet sportive të klubit madrilen.

Çështja “Negreira” vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në futbollin spanjoll, tre vite pasi u bë publike.

Në qendër të hetimeve ndodhet ish-zëvendëspresidenti i Komitetit të Arbitrave në Spanjë, Jose Maria Enriquez Negreira, i cili dyshohet se ka marrë miliona euro pagesa nga Barcelona gjatë 17 viteve.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, gjendja shëndetësore e Negreiras është përkeqësuar dhe ai mund të mos dalë para gjykatës.

Duke folur në eventin bamirës “Koeman Cup” në Barcelona, Laporta deklaroi se zhurma e krijuar nga Real Madrid është vetëm një “perde tymi”.

“Gjithçka që lidhet me çështjen Negreira janë gënjeshtra. Po e përdorin Barçën për të mbuluar faktin që nuk kanë fituar asgjë në dy vitet e fundit”, deklaroi Joan Laporta.

Ai theksoi se Barcelona ka fituar dy tituj kampion radhazi, dy Superkupa dhe një Kupë të Mbretit, ndërsa shtoi se rivalët po ndjejnë sërish frikë nga skuadra katalanase.

Reagimi i Laportës erdhi pasi presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, pretendoi se madrilenëve u janë “vjedhur” shtatë tituj të La Ligës për shkak të arbitrimit të njëanshëm.

Madje, sipas raportimeve, Real Madrid planifikon t’i dërgojë UEFA një dosje prej 500 faqesh lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, trajneri i madrilenëve, Alvaro Arbeloa, ka reaguar duke kundërshtuar deklaratat e Laportës, duke shtuar edhe më shumë tensionin mes dy gjigantëve të Spanjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco