Provat e lira të së premtes për Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1 kanë filluar me probleme, për shkak të një aksidenti të Aleks Albon që solli ndërprerjen e tyre.
Piloti i Williams po bënte një xhiro të shpejtë kur ai u përplas në mënyrë të dhunshme me barrierat mbrojtëse duke dëmtuar plotësisht makinën e tij.
Kjo solli ndërprerjen e provave derisa të pastrohej pista, ndërsa për fat të mirë piloti nuk kishte pasoja.
Por pasojat i vuajti një ketër, i cili ishte ai që shkaktoi aksidentin, pasi po kalonte në pistë dhe Albon e shtypi me makinë, duke u përplasur më pas në manovrën e dëshpëruar për ta shmangur.
https://streamin.link/v/eae8e850
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: