Mbyllet një epokë te Manchester City. Pas 10 vjetësh në stolin e “Etihad”, Pep Guardiola do t’i japë fund aventurës së tij si trajner i skuadrës angleze. Katalanasi ishte njeriu që realizoi projektin ambicioz të pronarëve nga Emiratet, të udhëhequr nga sheiku Mansour dhe City Group, ku Guardiola do të mbetet në të ardhmen në rolin e superkëshilltarit.
Historia e Guardiolës te Manchester City zgjati një dekadë dhe solli plot 20 trofe. Megjithatë, sukseset e mëdha sportive u mbështetën edhe nga investime gjigante në merkato. Gjatë periudhës së Guardiolës, klubi anglez shpenzoi mbi 2 miliardë euro për transferime.
Sezoni i dytë i Guardiolës në Manchester ishte ai me shpenzimet më të mëdha. Pas vitit të parë, që mbeti i vetmi pa trofe, City investoi plot 317.5 milionë euro në merkato. Në vendin e dytë renditet sezoni aktual, ku klubi kaloi sërish kufirin e 300 milionë eurove të shpenzuara.
Sa u përket transferimeve individuale, blerja më e kushtueshme e epokës ‘Guardiola’ ishte ajo e Jack Grealish nga Aston Villa për 117.5 milionë euro. Ai mbetet lojtari i vetëm për të cilin Manchester City pagoi mbi 100 milionë euro gjatë kësaj periudhe.
Shpenzimet e Manchester City për çdo sezon me Guardiolën:
Totali i investimeve arrin në 2 miliardë e 53.9 milionë euro.
Transferimet më të shtrenjta në çdo sezon të Guardiolës:
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: