Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Braziliani drejt Manchester United, Atalanta arkëton 50 milionë euro

Braziliani drejt Manchester United, Atalanta arkëton 50 milionë euro

13:43, 22/05/2026

Manchester United ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit brazilian Ederson nga Atalanta.

Sipas raportimeve nga Italia, operacioni është përfunduar për shumën prej 50 milionë eurosh, me klubin bergamask që do të kryejë një nga shitjet më të rëndësishme të viteve të fundit.

Mesfushori brazilian, i cili do të mbushë 27 vjeç në korrik, kishte kontratë me Atalantën deri në vitin 2027, por kishte bërë të ditur dëshirën për të mos rinovuar me klubin italian. Kjo shtyu drejtuesit të pranonin ofertën e Manchester United.

Ederson largohet nga Atalanta pas katër sezonesh shumë pozitive, ku regjistroi 180 paraqitje, 16 gola dhe 6 asistime në total, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës italiane.

Për brazilianin kishte interes edhe nga Atlético Madrid, por në fund ishte Manchester United që fitoi garën për shërbimet e tij.

Gjatë këtij sezoni, Ederson zhvilloi 41 ndeshje, duke realizuar 3 gola dhe 2 asistime, ndërsa tani është gati për aventurën e re në Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco