Faza vendimtare e kampionatit Abissnet Superiore sjell këtë fundjavë dy përballje të forta në stadiumin ‘Air Albania’, ku do të përcaktohen hapa të rëndësishëm në garën për titullin kampion.
Në ndeshjen më të spikatur të fazës “Final 4”, Vllaznia përballet me Egnatian këtë të shtunë, në një duel që pritet të jetë me intensitet të lartë dhe me peshë të madhe për ecurinë drejt trofeut. Të dy ekipet hyjnë në këtë sfidë me objektiva të qarta dhe me synimin për të marrë një rezultat që mund të rezultojë vendimtar.
Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë e zjarrtë, me interes të madh nga tifozët, ndërsa çdo detaj në këtë fazë mund të bëjë diferencën në rrugën drejt titullit kampion.
Të dielën, gjithashtu në “Air Albania”, luhet edhe sfida tjetër e “Final 4”, ku Elbasani përballet me Dinamo City-n, në një tjetër ndeshje vendimtare për fatet e garës.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: