Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Leao i ‘vë zjarrin’ marrëdhënies me tifozët e Milanit: Më urreni, por kush jeni ju?

Leao i ‘vë zjarrin’ marrëdhënies me tifozët e Milanit: Më urreni, por kush jeni ju?

12:02, 22/05/2026

Rafael Leão ka rikthyer veten në qendër të vëmendjes te Milani, këtë herë jo për paraqitje në fushë, por për një postim të fortë dhe polemik në rrjetet sociale.

Sulmuesi portugez ka publikuar në “Instagram Stories” një mesazh që ka shkaktuar reagime të shumta te tifozët kuqezi, në një moment kur marrëdhënia mes tij dhe tribunave të “San Siro-s” duket gjithnjë e më e tensionuar.

Në postimin e ripublikuar nga një llogari tjetër e tij, Leão shfaqet me një bluzë me mbishkrimin: “Më urreni, por kush jeni ju?”, një mesazh që është interpretuar si i drejtuar ndaj kritikave të fundit nga tifozët e Milanit.

Një zgjedhje që nuk duket aspak rastësore. Aq më tepër pasi në “karuselin” e shpërndarë në llogarinë e dedikuar modës, fotografia me bluzën polemike nuk ishte e para në seri. Ndërsa në atë të lidhur me futbollin, ajo është vendosur në plan të parë.

Një mesazh i drejtuar tifozëve kuqezi pas valës së fishkëllimave? Versioni origjinal nuk dihet, edhe sepse Rafa ka bllokuar komentet poshtë postimit që ka shkaktuar debat.

Një tjetër shenjë për një largim të mundshëm në fund të sezonit? Është ende herët për ta thënë, por atmosfera rreth numrit 10 nuk është më ajo e kohës së titullit kampion.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco