Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Kingsley Coman nuk ndalet, fiton edhe në Arabinë Saudite dhe arrin 14 tituj në karrierë

Kingsley Coman nuk ndalet, fiton edhe në Arabinë Saudite dhe arrin 14 tituj në karrierë

11:21, 22/05/2026

Kingsley Coman ka shtuar edhe një tjetër trofe në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke u shpallur kampion në Saudi Pro League. Në moshën 29-vjeçare, sulmuesi francez vazhdon të konfirmohet si një “talisman” fitues në çdo skuadër ku aktivizohet.

Titulli i fundit erdhi pas fitores së thellë 4-1 të Al-Nassr ndaj Dhamk, ndeshje ku Coman la edhe firmën e tij në suksesin e ekipit.

Me këtë triumf, ish-lojtari i Juventusi arrin në 13 tituj kampionë në kampionate kombëtare gjatë 14 sezoneve si profesionist, një statistikë mbresëlënëse që e vendos mes futbollistëve më të suksesshëm të brezit të tij.

Karriera e tij është e shpërndarë mes disa prej kampionateve më të mëdha në botë:

  • Në Francë, ka fituar 2 tituj të Ligue 1 me Paris Saint-Germain
  • Në Itali, 2 tituj të Serie A me Juventusin
  • Në Gjermani, plot 9 tituj të Bundesliga me Bayern Munich
  • Dhe së fundmi 1 titull në Arabinë Saudite me Al-Nassr

Në gjithë këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm, ka vetëm një përjashtim. I vetmi sezon pa titull kampion për Coman ishte viti 2024, kur Bayer Leverkuseni i trajnerit Xabi Alonso i dha fund dominimit të Bayernit në Gjermani, duke e lënë francezin pa trofe për atë vit.

Megjithatë, statistikat e tij mbeten të jashtëzakonshme dhe tregojnë një vazhdimësi të rrallë fituese në futbollin modern.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco