Shqetësim i madh rreth gjendjes fizike të Neymar-it, pasi dëmtimi i tij i fundit rezulton të jetë më serioz sesa ishte komunikuar fillimisht nga klubi Santos.
‘Ylli’ brazilian, 34 vjeç, u detyrua të mungonte në ndeshjen ndaj San Lorenzo-s në Copa Sudamericana, e cila përfundoi 2-2, pasi u ndie keq para sfidës për shkak të një edema në pulpën e këmbës së djathtë.
Sipas raportimeve të fundit, dëmtimi i tij mund të kërkojë më shumë kohë rikuperimi sesa ishte parashikuar fillimisht. Fillimisht u raportua se Neymar mund të rikthehej shumë shpejt, madje edhe për ndeshjet e ardhshme, por tani situata është më e pasigurt.
Stafi mjekësor i kombëtares së Brazili pritet të vlerësojë gjendjen e tij duke filluar nga data 27 maj, kur lojtari duhet t’i bashkohet grumbullimit për Kupën e Botës 2026.
Trajneri i Santos-it, Cuca, ka deklaruar se situata e lojtarit është e ndërlikuar dhe se klubi nuk mund të japë një afat të saktë rikthimi. Sipas tij, gjithçka varet nga vlerësimi mjekësor dhe gjendja fizike e Neymarit.
“Është e vështirë të thuhet diçka e saktë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Nëse është mirë nga ana klinike, do të jetë në dispozicion”, u shpreh ai.
Sipas ESPN Brazil, Neymar është në dyshim serioz edhe për dy ndeshjet miqësore të Brazilit përpara Botërorit, ndaj Panamaja dhe Egjipti.
Lojtari nuk ishte grumbulluar me kombëtaren që nga tetori i vitit 2023, por së fundmi u rikthye në listë nga trajneri Carlo Ancelotti për Botërorin që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Vetë Neymar reagoi me entuziazëm të madh pas thirrjes, duke thënë: “Jam aty! Jam aty!”, një deklaratë që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.
Tani, megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë plotësisht i gatshëm për grumbullimin dhe për Kupën e Botës, pasi një takim mes stafit teknik të Brazilit dhe mjekëve është planifikuar para datës 27 maj për të vendosur përfundimisht për gjendjen e tij.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: