Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Alarm tek Arsenali, dy 'yje' mungojnë në stërvitje para përballjes me Atletico-n

Alarm tek Arsenali, dy 'yje' mungojnë në stërvitje para përballjes me Atletico-n

15:15, 04/05/2026

Problemet fizike vazhdojnë të shqetësojnë Arsenalin në prag të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale në UEFA Champions League ndaj Atlético Madridit. Tre lojtarë të rëndësishëm të skuadrës londineze, Martin Odegaard, Kai Havertz dhe Jurrien Timber, nuk morën pjesë në stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Mungesa e tyre në fushën stërvitore shton dyshimet për praninë në përballjen që do të zhvillohet në “Emirates Stadium”. Trajneri Mikel Arteta pritet të japë më shumë detaje në konferencën për shtyp, por situata aktuale nuk është aspak optimiste për rikuperimin e tyre në kohë.

Kapiteni norvegjez, Odegaard, ishte titullar në ndeshjen e parë në Madrid, por u detyrua të largohej nga fusha në fillim të pjesës së dytë për shkak të një problemi fizik. Ndërkohë, Havertz u dëmtua në ndeshjen e kampionatit para takimit të parë dhe mbetet ende në dyshim. Në mungesë të tij, pritet që Viktor Gyökeres të udhëheqë sërish sulmin, pas paraqitjes së shkëlqyer në fundjavë në Premier League.

Nga ana tjetër, një lajm pozitiv për “topçinjtë” është rikthimi në formë i Bukayo Saka. Sulmuesi anglez u aktivizua si titullar pas më shumë se një muaji dhe shkëlqeu me gol dhe asist, duke u shndërruar në një nga armët kryesore të skuadrës londineze për këtë përballje vendimtare.

E vetmja mungesë e konfirmuar mbetet Mikel Merino, ndërsa për pjesën tjetër të skuadrës gjithçka do të varet nga evoluimi i orëve të fundit.

Me shumë pikëpyetje në formacion, Arsenali përgatitet për një sfidë të vështirë ndaj ekipit të drejtuar nga Diego Simeone, në një ndeshje që do të vendosë fatin e kualifikimit në finalen e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco