Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Jannik Sinner thyen rekorde, fitime marramendëse në vitin 2026

Jannik Sinner thyen rekorde, fitime marramendëse në vitin 2026

14:49, 04/05/2026

Tenisti italian, Jannik Sinner, po vazhdon një sezon të jashtëzakonshëm në vitin 2026, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe financiar. Çdo herë që zbret në fushë, ai duket sikur nuk përballet vetëm me kundërshtarët, por edhe me historinë e këtij sporti.

Fitorja e fundit në turneun Masters 1000 në Madrid i ka sjellë mbi 1 milion euro, konkretisht 1.007.615 euro. Në finale, ai mposhti bindshëm Alexander Zverev, i cili u “ngushëllua” me një shpërblim prej 535.585 eurosh.

Ky është vetëm një nga shpërblimet e shumta në një vit spektakolar për Sinner. Pas triumfeve në turnetë Indian Wells dhe Miami Open (të njohura si “Sunshine Double”), si dhe suksesit në Monte Carlo Masters, italiani kryeson bindshëm renditjen e fitimeve sezonale. Deri tani, ai ka arkëtuar rreth 5.5 milionë dollarë (afërsisht 4.7 milionë euro), duke lënë pas rivalin e tij kryesor Carlos Alcaraz me mbi 1.2 milionë diferencë.

Në total, gjatë karrierës, Sinner ka arritur në 63.5 milionë dollarë fitime, duke iu afruar gjithnjë e më shumë Alcaraz-it (65 milionë) dhe duke pasur në shënjestër edhe Andy Murray (64.6 milionë). Megjithatë, shifrat e tyre mbeten ende larg legjendave të mëdha si Roger Federer, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic, të cilët dominojnë listën historike të fitimeve.

Objektivi i radhës për Sinner është ‘Internazionali d’Italia’ në Romë, ku finalja është planifikuar më 17 maj. Ky është i vetmi turne Masters 1000 që mungon në koleksionin e tij. Fituesi i këtij kompeticioni përfiton të njëjtën shumë si në Madrid, mbi 1 milion euro.

Më pas, vëmendja do të zhvendoset te Roland Garros, ku kampioni do të shpërblehet me 1.4 milionë euro, përpara se të nisë sezoni në bar dhe kulmi i tij, Wimbledon. Vitin e kaluar, Sinner fitoi mbi 3.5 milionë euro në këtë turne pas një përballjeje të madhe me Alcaraz.

Me këtë ritëm, italiani jo vetëm që po shkruan historinë në tenis, por po ngjitet me shpejtësi edhe në listën e sportistëve më të paguar në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco