Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, ka marrë vlerësime maksimale për paraqitjen e tij të fundit në Superligën e Turqisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës.
Futbollisti shqiptar ishte protagonist absolut në fitoren e Rizesporit 3-2 ndaj Konyasporit, një ndeshje ku ai kontribuoi si në realizim ashtu edhe në ndërtimin e lojës. Laçi shënoi një gol të rëndësishëm dhe dha gjithashtu një asistim vendimtar, duke qenë një nga figurat kryesore në suksesin e skuadrës së tij.
Falë kësaj performance të shkëlqyer, mesfushori është vlerësuar me notën 9.1 nga platforma e njohur statistikore “Sofascore”, e cila e ka përfshirë atë në 11-shen më të mirë të javës në kampionat.
Paraqitja e Laçit konfirmon formën e tij të mirë në kampionatin turk, ku gjithnjë e më shpesh po shndërrohet në një nga lojtarët kyç të Rizesporit, duke marrë përgjegjësi si në fazën ofensive ashtu edhe në organizimin e lojës në mesfushë.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: