Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Marcus Thuram ‘si Kobe Bryant’ në festën e Interit: fotoja bëhet virale, Mbappé e ‘kurorëzon’ si mbret

Marcus Thuram ‘si Kobe Bryant’ në festën e Interit: fotoja bëhet virale, Mbappé e ‘kurorëzon’ si mbret

11:07, 04/05/2026

Marcus Thuram është kthyer në një nga figurat kryesore të festës së titullit kampion të Interit, jo vetëm për kontributin në fushë, por edhe për mënyrën spektakolare se si ka festuar suksesin historik të zikaltërve.

Sulmuesi francez shënoi golin që praktikisht hapi rrugën drejt titullit, në një ndeshje ku Interit i mjaftonte edhe barazimi për t’u shpallur kampion për herë të 21-të në histori. Pas ndeshjes, ai u shfaq i “çliruar” në festime të shumta, mes vallëzimeve, pankartave dhe syzeve të veçanta, duke u bërë menjëherë një nga protagonistët e festës.

Por ajo që ka bërë më shumë xhiron e rrjeteve sociale është një foto e postuar nga vetë Thuram në Instagram, ku ai shfaqet në një pozë ikonike të ngjashme me atë të Kobe Bryant pas triumfit në finalet e NBA-së në vitin 2001 me Los Angeles Lakers. Krahasimi vizual është bërë viral, duke lidhur momentin e madh të sulmuesit me një nga figurat më legjendare të sportit botëror.

Ndryshe nga historia personale e Bryant në atë periudhë, për Thuram gjithçka lidhet me gëzimin sportiv dhe familjar. Ai është i afërt me familjen e tij, veçanërisht me vëllanë Khephren Thuram, mesfushor i Juventusit, i cili ka reaguar me një zemër në postim.

Postimi ka marrë mijëra reagime, mes tyre edhe nga Kylian Mbappé, i cili e “kurorëzoi” bashkëkombësin e tij me një ‘emoji’ kurore, duke e cilësuar në mënyrë simbolike si “mbretin” e ri kampion të Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco