Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Formula 1/ Italiani Antoneli i pandalshëm, triumfon edhe në garën e Majemit

Formula 1/ Italiani Antoneli i pandalshëm, triumfon edhe në garën e Majemit

21:45, 03/05/2026

Piloti italian i Mercedes, Kimi Antoneli, fitoi mbrëmjen e sotme garën e Çmimit të Madh të Majemit në Formula 1.

Ai e nisi garën nga “pole” dhe e mbylli atë në vendin e parë, por për kryesuesin e botërorit nuk ishte një fitore e lehtë. Antoneli bëhet piloti i parë që nis tri gara radhazi nga “pole” dhe i fiton ato.

Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy makinat McLaren, me Lando Norris që la pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri.

Britaniku dueloi deri në fund me Antonelin për fitoren, por pa mundur ta parakalojë. Ndërsa australiani kapi podiumin në dy xhirot e fundit, pasi parakaloi Charles Leclerc.

Monegasku i Ferrarit humbi podiumin në fundin e garës, madje pati edhe një problem me makinën e tij në xhiron e fundit (humbi kontrollin), duke përfunduar në vendin e gjashtë.

Në kthesat e fundit ai u parakalua edhe nga George Russell (i katërti me Mercedes) dhe Max Verstappen (i pesti me Red Bull).

Në zonën e pikëve hynë edhe dy makinat e Williams Racing, me Carlos Sainz Jr. të nëntin dhe Alexander Albon të dhjetin.

Gara nisi me makinën e sigurisë pas dy incidenteve të rënda: Isack Hadjar humbi kontrollin dhe u përplas me murin, ndërsa pak më vonë kontakti mes Liam Lawson dhe Pierre Gasly shkaktoi një aksident të frikshëm. Fatmirësisht, asnjë nga pilotët nuk pësoi dëmtime fizike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco