Sir Aleks Ferguson është dërguar sot me urgjencë në spital, duke qenë se nuk ndihej mirë para ndeshjes mes Manchester United dhe Liverpool.
84-vjeçari ndodhej në “Old Trafford” për ndeshjen mes rivalëve të Premier Ligë, teksa rezultoi se ishte e nevojshme që t’i bëheshin disa kontrolle mjekësore.
Ferguson shkoi me ambulancë drejt spitalit, ndërsa u raportua se zyrtarët e United ishin optimistë që mund të kthehej në shtëpinë e tij.
Ish-trajneri legjendar humbi kështu sfidën e Manchester United ku u sigurua rikthimi në Ligën e Kampioneve.
Ekipi i Kerrik mori fitore të madhe ndaj Liverpulit. “Djajtë e kuq” triumfuan 3-2 në shtëpi, duke konfirmuar se janë pikërisht ata ekipi më në formë pas Manchester Cityt dhe Arsenalit në Premier League.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: