Një përballje elektrizuese dhuroi emocione pa fund në “Old Trafford”, ku Manchester United triumfoi 3-2 ndaj Liverpoolit në javën e 35-të të Premier League.
“Djajtë e Kuq”, të drejtuar nga Michael Carrick, e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte.
Matheus Cunha zhbllokoi sfidën që në minutën e 6-të, ndërsa Benjamin Šeško dyfishoi shifrat në të 14-ën, duke i dhënë epërsi të qartë vendasve në fundin e pjesës së parë.
Megjithatë, reagimi i skuadrës së Arne Slot ishte i menjëhershëm në pjesën e dytë.
Dominik Szoboszlai ngushtoi diferencën në minutën e 47-të, ndërsa Cody Gakpo riktheu baraspeshën vetëm 9 minuta më vonë, duke e kthyer sfidën në një dramë të vërtetë.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi, doli në skenë talenti i ri Kobbie Mainoo.
Mesfushori realizoi golin vendimtar në minutën e 77-të, duke shpërthyer festën në tribunat e “Old Trafford”.
Kjo fitore e çon Manchester United shumë pranë sigurimit të një vendi në Champions League për sezonin e ardhshëm. “Djajtë e Kuq” ngjiten në vendin e tretë me 64 pikë, ndërsa Liverpooli mbetet në vendin e katërt me 58 pikë, duke komplikuar ndjeshëm objektivat e tij.
Një ndeshje që kishte gjithçka: gola, përmbysje dhe emocione deri në fund – një klasik i vërtetë i futbollit anglez.
Golat
https://streamin.link/v/0fef9a53
https://streamin.link/v/670bbe60
https://streamin.link/v/b6eee2f8
https://streamin.link/v/787a242e
https://streamin.link/v/967a5bcc
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: