Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me fermerët në Cërrik

Serie A/ Milani dorëzohet në fushën e Sassuolos

Serie A/ Milani dorëzohet në fushën e Sassuolos

16:59, 03/05/2026

Një mbrëmje për t’u harruar për Milanin, që u mposht 0-2 në transfertë ndaj Sassuolos, duke humbur një mundësi të artë për të avancuar në renditje.

Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për kuqezinjtë, pasi Domenico Berardi ndëshkoi që në minutën e 5-të, duke i dhënë epërsinë vendasve.

Plani i lojës i trajnerit Massimiliano Allegri mori një goditje të rëndë në minutën e 24-t, kur Fikayo Tomori u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave të shpejta.

Me një lojtar më pak, Milani e pati të vështirë të reagonte dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Sassuolos.

Në fraksionin e dytë, vendasit goditën menjëherë. Armand Laurienté realizoi një supergol për të dyfishuar shifrat, duke shuar pothuajse çdo shpresë për rikthim të miqve.

Kuqezinjtë u përpoqën të riorganizoheshin dhe të gjenin hapësira, por inferioriteti numerik dhe mungesa e qartësisë në sulm i penalizoi ndjeshëm.

Pavarësisht tentativave sporadike, Milani nuk arriti të rrezikojë seriozisht portën kundërshtare.

Sassuolo menaxhoi mirë lojën dhe ruajti avantazhin deri në fund, duke siguruar tre pikë të merituara.

Kjo humbje i kushton shumë Milanit në garën për vendet e para. Kuqezinjtë nuk përfituan nga hapi fals i Napoli dhe mbeten në vendin e tretë me 67 pikë, duke komplikuar objektivat për fundin e sezonit.

Një disfatë që ngre pikëpyetje për vazhdimësinë dhe që kërkon reagim të menjëhershëm në ndeshjet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco