Chelsea ka nisur zyrtarisht kërkimet për një trajner të ri pas shkarkimit të Liam Rosenior, ndërsa drejtuesit e klubit londinez kanë hartuar një listë me tre kandidatë kryesorë.
Në krye të kësaj liste është Xabi Alonso, ish-trajner i Real Madridit, për të cilin Chelsea pritet të nisë kontaktet në ditët në vijim. Krahas tij, në garë janë edhe Marco Silva, aktualisht te Fulhami, si dhe Andoni Iraola, i cili ka konfirmuar largimin nga Bournemouth-i në fund të sezonit.
Alonso, i cili është aktualisht pa skuadër pas largimit nga Reali në janar, konsiderohet një profil i rëndësishëm për shkak të suksesit të tij me Bayer Leverkusenin, ku fitoi titullin në Bundesligë pa asnjë humbje, si dhe Kupën e Gjermanisë.
Ndërkohë, Chelsea nuk ka vendosur një afat të saktë për emërimin e trajnerit të ri, duke pranuar se klubi ka nevojë për reflektim pas ndryshimeve të shumta në pankinë. Që nga marrja në pronësi nga investitorët amerikanë në vitin 2022, londinezët janë në kërkim të trajnerit të pestë të përhershëm.
Për momentin, drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit do ta mbajë trajneri i përkohshëm Calum McFarlane.
Ndërkohë, emra të tjerë si Julian Nagelsmann janë përmendur në media, por emërimi i tij do të mund të bëhej pas Botërorit 2026, një rrezik që Chelsea mund të mos dëshirojë ta marrë.
Klubi londinez synon të marrë një vendim të kujdesshëm këtë herë, duke pasur parasysh rëndësinë e trajnerit të ardhshëm për projektin afatgjatë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: