AIA zgjedh Dino Tommasi-n për vendin e Rocchi-t si dizenjator i përkohshëm deri në fund të sezonit

AIA zgjedh Dino Tommasi-n për vendin e Rocchi-t si dizenjator i përkohshëm deri në fund të sezonit

19:33, 27/04/2026

Shoqata Italiane e Arbotrave (AIA) ka vendosur që Dino Tommasi të zëvendësojë Gianluca Rocchi-n në këtë pjesë të fundit të sezonit, pas tronditjes që ka përfshirë institucionin e arbitrimit në Itali.

Ish-arbitri nga Bassano del Grappa është emëruar dizenjator i arbitrave “ad interim” për Serie A dhe Serie B gjatë mbledhjes së Komitetit Kombëtar të zhvilluar të hënën. Ai do të qëndrojë në këtë detyrë deri në përfundim të kampionateve. Tommasi ishte një nga pesë zëvendësit e Rocchi-t, i cili aktualisht akuzohet për mashtrim sportiv nga Prokuroria e Milanos.

Kush është Dino Tommasi?

Dino Tommasi do të mbushë 50 vjeç më 6 maj dhe i përket seksionit të arbitrave të Bassano del Grappa (Vicenza). Karrierën në nivelet profesionale e nisi në vitin 2003, kur u promovua në Komisionin Kombëtar të Arbitrave për Serie C. Gjatë katër viteve në këtë kategori, ai drejtoi 52 ndeshje në Serie C1, përfshirë finalen e “play-off”-it të vitit 2007 mes Avellinos dhe Foggia-s.

Në sezonin 2007-2008 u ngjit në nivelin më të lartë dhe debutoi në Serie A më 15 mars 2008 në ndeshjen Udinese–Lazio (2-2). Pas ndarjes së strukturave të arbitrimit në vitin 2010, ai u përfshi në listën e arbitrave për Serie B, ku drejtoi ndeshje të rëndësishme si gjysmëfinalet dhe finalet e “play-off”-it për ngjitje në elitë.

Në fund të sezonit 2012-2013 u promovua sërish në Serie A, ku drejtoi gjithsej 54 ndeshje, përpara se ta mbyllte karrierën në fushë më 18 maj 2015 në ndeshjen Fiorentina–Parma. Më pas, ai ka mbajtur role të ndryshme në strukturat e arbitrimit, duke qenë edhe vëzhgues dhe drejtues në nivele rajonale dhe kombëtare.

Që nga viti 2023, Tommasi është pjesë e strukturës teknike të arbitrimit në Serie A dhe B, ndërsa së fundmi ka qenë edhe analist në programin “Open VAR”. Tani, ai do të ketë detyrën e rëndësishme për të menaxhuar caktimet e arbitrave në një moment delikat për futbollin italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco