Rikthim i fuqishëm pas dëmimit, ëndrra e Gavit është pjesëmarrja në Botëror

Rikthim i fuqishëm pas dëmimit, ëndrra e Gavit është pjesëmarrja në Botëror

19:16, 27/04/2026

Gavi po përjeton një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, teksa pas një periudhe të gjatë rikuperimi nga dëmtimi në gju, mesfushori i Barcelona është rikthyer në formë të shkëlqyer pikërisht në prag të Botërorit 2026.

Pas një mungese mbi gjashtë muaj për shkak të operacionit, lojtari andaluz ka filluar të fitojë gradualisht minutat dhe besimin e trajnerit Hansi Flick. Në ndeshjet e fundit, ai është kthyer në një element kyç të mesfushës, duke treguar intensitetin dhe cilësinë që e karakterizojnë.

Gavi ka pasur ndikim të menjëhershëm në paraqitjet e tij të fundit, duke nisur nga përballja me Atlético Madridin, ku edhe në pak minuta lojë arriti të lërë gjurmë me saktësinë në pasime dhe vendosjen në fushë. Më pas, ai ka shkëlqyer edhe në sfidat e tjera të rëndësishme, përfshirë ndeshjen në UEFA Champions League, ku u dallua për përqindjen e lartë të pasimeve të sakta dhe energjinë në mesfushë.

Në derbin ndaj Espanyolit, ai u rikthye si titullar dhe u përgjigj me një paraqitje solide, duke konfirmuar se është plotësisht i rikuperuar. Edhe në ndeshjet pasuese, Flick ka vazhduar t’i besojë minutazh të rëndësishëm, duke e vlerësuar si një lojtar “të ndryshëm pas dëmtimit, më të pjekur dhe më të fokusuar”.

Me këtë formë në rritje, Gavi ka rindezur edhe shpresat për një vend në kombëtaren e Spanjës në Botëror. Trajneri Luis de la Fuente ka në dispozicion një numër të madh mesfushorësh, por mes tyre Gavi mbetet një nga emrat më të rëndësishëm, pavarësisht konkurrencës së fortë.

Mesazhi i tij është i qartë: pas një rikuperimi të gjatë dhe të vështirë, Gavi nuk ka ndërmend të ndalet dhe synon të jetë pjesë e madhe e skenës më të madhe të futbollit botëror në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco