Modrić drejt operacionit, pritet rikthimi për Botërorin 2026

Modrić drejt operacionit, pritet rikthimi për Botërorin 2026

19:02, 27/04/2026

Luka Modrić do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen mes Milanit dhe Juventusit në Serinë A, e cila u mbyll pa gola.

Mesfushori kroat pësoi një frakturë në nofullën e majtë gjatë sfidës dhe u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 80-të. Sipas raportimeve mjekësore, ai pritet t’i nënshtrohet operacionit menjëherë për të stabilizuar dëmtimin.

Ky problem shëndetësor pritet ta mbajë Modrić-in jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, duke e detyruar të humbasë edhe katër ndeshjet e fundit të kampionatit me Milanin. Megjithatë, prognozat e para janë optimiste sa i përket pjesëmarrjes së tij në Botërorin 026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Kroacia, e cila është shortuar në Grupin L së bashku me Anglinë, Panamanë dhe Ganën, pret me shqetësim gjendjen e disa lojtarëve kryesorë, por për Modrić-in ka besim se do të jetë gati për turneun më të madh të futbollit botëror.

Pavarësisht moshës 40-vjeçare, Modrić vazhdon të jetë një figurë kyçe për Kroacinë, pasi ka qenë protagonist në sukseset historike të skuadrës, përfshirë finalen e Botërorit 2018 dhe vendin e tretë në 2022.

Në sezonin e tij të parë me Milanin, mesfushori kroat ka regjistruar 2 gola dhe 3 asistime në 36 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në nivelet më të larta të futbollit europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco