Zampolli insiston për Botërorin: Italia ka mbi 50% shanse të rikthehet

Zampolli insiston për Botërorin: Italia ka mbi 50% shanse të rikthehet

18:54, 27/04/2026

Paolo Zampolli, i dërguari special i administratës Trump në Itali, ka rikthyer debatet për pjesëmarrjen e mundshme të Italisë në Botëror, duke deklaruar se shanset për një rikthim të “Azzurrëve” janë mbi 50%.

Zampolli kishte propozuar më herët idenë që Italia të zëvendësonte Iran në turne dhe së fundmi ka rritur presionin publik mbi këtë çështje. Ai ka deklaruar se do të takohet me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në Miami, gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Formulës 1.

“Sa janë shanset që Italia të marrë pjesë në Botëror? Mendoj më shumë se 50%. Nuk duhet të ketë një Botëror pa Italinë,” u shpreh Zampolli, duke shtuar se vendimi përfundimtar, sipas tij, mund të varet nga Infantino dhe Donald Trump.

Ai ka përmendur gjithashtu çështjen e vizave dhe sigurisë, duke theksuar se nuk dëshiron pjesëmarrjen e personave që mund të përbëjnë rrezik për Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka pretenduar se çështja e përjashtimit të Iranit lidhet edhe me situata gjeopolitike.

Pavarësisht deklaratave të tij, administrata amerikane ka bërë të ditur se kjo ide nuk është aktualisht në shqyrtim zyrtar. Megjithatë, Zampolli vazhdon të këmbëngulë se ideja e rikthimit të Italisë në Botëror mbetet e hapur dhe e diskutueshme në nivelet më të larta të futbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco