Hetimi për arbitrat në Itali, Interi dhe drejtuesit zikaltër nuk janë nën hetim

Hetimi për arbitrat në Itali, Interi dhe drejtuesit zikaltër nuk janë nën hetim

18:51, 27/04/2026

Prokuroria e Milanos ka sqaruar zyrtarisht se Interi dhe drejtuesit e tij nuk janë të përfshirë si të dyshuar në hetimin për mashtrim sportiv që po zhvillohet në Itali.

Sipas burimeve pranë Prokurorisë, të gjithë personat e regjistruar në dosjen hetimore janë të lidhur me sektorin e arbitrimit, ndërsa ndeshjet që janë vënë nën hetim janë katër deri në pesë dhe nuk i përkasin këtij sezoni. Hetimi, i udhëhequr nga prokurori Maurizio Ascione, ka nisur mbi një vit më parë dhe vijon të jetë në fazën e mbledhjes së provave.

Në këtë kontekst, presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka reaguar më herët, duke theksuar se klubi ka vepruar gjithmonë me korrektësi maksimale dhe nuk ka pasur asnjë përfshirje në çështje të diskutueshme.

“Interi nuk ka arbitra të preferuar apo të padëshiruar. Ne kemi vepruar gjithmonë me korrektësi të plotë dhe kështu do të vazhdojmë,” kishte deklaruar Marotta përpara ndeshjes me Torino, duke shtuar se klubi është i qetë për gjithçka që është bërë publike deri tani.

Sqarimet e Prokurorisë kanë sjellë qartësi në një çështje që kishte ngjallur diskutime të shumta në median sportive italiane, duke përjashtuar Interin nga çdo dyshim i drejtpërdrejtë në këtë hetim të gjerë që prek botën e arbitrimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco