Kategoria e Parë/ Publikohet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 32-të

Kategoria e Parë/ Publikohet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 32-të

13:29, 27/04/2026

Java e 32-të e Kategorisë së Parë uli siparin e ndeshjeve të saj të shtunën, teksa trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur të kësaj jave.

Formacioni është ndërtuar në skemën 1-3-4-1-2.

Në portë qëndron Sinan Dani (Burreli).

Në mbrojtje rreshtohen Arlind Kurti (Laçi), Rubin Hebeja (Besa) dhe Vilson Lila (Pogradeci).

Mesfusha përbëhet nga Nayngola (Luftëtari), Diarrassouba (Iliria), Robin Hoti (Burreli) dhe Ledjo Tresa (Laçi), ndërsa rolin lidhës e mban Saleh Nasr (Skënderbeu).

Në sulm janë Fofana (Iliria) dhe Taulant Marku (Korabi).

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Samuel Nikaj i Burrelit, pas fitores 1-0 ndaj Lushnjes.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco