Një 0-0 e ‘thatë’ në ‘San Siro’, hera e parë në histori që ndodh në klasiken italiane Milan-Juventus

Një 0-0 e ‘thatë’ në ‘San Siro’, hera e parë në histori që ndodh në klasiken italiane Milan-Juventus

09:41, 27/04/2026

Milani dhe Juventusi u ndanë në barazim 0-0 në “San Siro”, në një sfidë ku kujdesi mbizotëroi mbi spektaklin.

Ky rezultat shënoi një rekord të veçantë, pasi për herë të parë në historinë e Serisë A me formatin aktual, të dy përballjet sezonale mes dy gjigantëve përfunduan pa gola.

Të dy skuadrat zhvilluan një ndeshje të ekuilibruar, por pa marrë rreziqe të mëdha, duke treguar se frika për të humbur ishte më e madhe se dëshira për të fituar.

Një pikë që mban të hapur garën për një vend në zonën Champions, aty ku çdo gabim mund të kushtojë shumë.

Në fund, baraspesha ishte fjala që përshkroi më mirë këtë duel klasik të futbollit italian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco