Egnatia ka pësuar një tjetër humbje të rëndë në Abissnet Superiore, duke u mposhtur 2-0 në shtëpi nga Vora, në një ndeshje që u vendos kryesisht në pjesën e parë.
Skuadra e Rrogozhinës vazhdon serinë negative ndaj ekipeve që luftojnë për mbijetesë, duke regjistruar humbjen e tretë radhazi në përballje të tilla, pas disfatave ndaj Tiranës dhe Flamurtarit.
Takimi u zhbllokua shumë shpejt, pas një gabimi të portierit Giorgi Tandilashvili, i cili i dhuroi mundësinë Emin Kasallës për të shënuar golin e parë. Më pas, VAR-i ndërhyri në një episod në zonë dhe akordoi penallti për Vorën, të cilën sërish Kasalla e shndërroi në gol për 2-0.
Në pjesën e dytë, Egnatia tentoi reagimin, madje me një formacion më ofensiv dhe disa raste të krijuara, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Pavarësisht presionit dhe disa mundësive të humbura, vendasit u treguan të pafuqishëm për të ndryshuar fatin e takimit.
Në fund, Egnatia largohet e zhgënjyer nga fusha, duke komplikuar ndjeshëm objektivat e sezonit në garën për titull, ndërsa Vora merr tri pikë të arta që e mbajnë në garë për mbijetesë, duke iu afruar ekipeve si Tirana dhe Bylisi në renditje.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: