Aksident i frikshëm në garat rally, babai i Verstappen-it shpëton mrekullisht pas përmbysjes së makinës

Aksident i frikshëm në garat rally, babai i Verstappen-it shpëton mrekullisht pas përmbysjes së makinës

18:26, 26/04/2026

Një incident i rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku Jos Verstappen, babai i kampionit të Formula 1 Max Verstappen, i shpëtoi për mrekulli një aksidenti të frikshëm gjatë një gare rally.

54-vjeçari ishte pjesë e “Rallye de Wallonie” me një Skoda Fabia RS Rally2, por gara e tij përfundoi në mënyrë dramatike pasi makina doli nga pista, u përplas me një pemë dhe u përmbys. Mjeti mbeti i dëmtuar rëndë, madje humbi edhe një rrotë pas goditjes së fortë.

Pavarësisht përplasjes së dhunshme, Verstappen dhe bashkëpilotuesi i tij Jasper Vermeulen arritën të dilnin nga makina pa lëndime serioze, një fakt që u cilësua si mrekulli duke parë gjendjen e automjetit pas aksidentit.

Gara për Jos Verstappen kishte nisur me vështirësi, pasi një penalizim prej 40 sekondash për shpejtësi në një seksion lidhës e kishte zbritur në vendin e 17-të. Megjithatë, ai kishte bërë një rikuperim të fortë, duke u ngjitur deri në vendin e tretë në renditje dhe duke hyrë sërish në garë për podiumin.

Verstappen, i cili ka garuar në Formula 1 nga viti 1994 deri në 2003, vazhdon të jetë aktiv në rally dhe një figurë e rëndësishme në zhvillimin e karrierës së djalit të tij, katër herë kampion bote në Formula 1.

Fatmirësisht, pavarësisht përmbysjes së rëndë, kjo histori përfundoi pa pasoja fizike, duke shmangur një tragjedi të mundshme në pistë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco