Bylisi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-0 ndaj Teutës në javën e 33-të të Abissnet Superiores, duke e futur skuadrën durrsake në “vallen” e mbijetesës.
Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për vendasit, që kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me Eminin, i cili shfrytëzoi një moment të parë të rrezikshëm për të tundur rrjetën. Pas golit, Teuta reagoi dhe krijoi disa mundësi të mira, por pa arritur të konkretizojë, me portierin Ozols që u tregua vendimtar në disa raste.
Momenti më i diskutueshëm erdhi në pjesën e dytë, kur Teuta gjeti golin e barazimit me Zogos, por pas rishikimit në VAR, rrjeta u anulua për pozicion jashtë loje, duke lënë gjithçka të pandryshuar.
Në minutat e fundit, miqtë shtuan presionin në kërkim të golit, por u ndëshkuan sërish. Në minutën 90+5’, Kamara realizoi golin e dytë për Bylisin, duke mbyllur përfundimisht takimin dhe duke i dhënë një goditje të fortë Teutës.
Me këtë fitore, Bylisi merr tri pikë jetike, ndërsa Teuta tani sheh t’i komplikohen ndjeshëm llogaritë për qëndrimin në elitë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: